Ekspertiza Jonë

Vazhdimësia e traditës së ndërtimit të familjes Sinani reflektohet plotësisht në themelimin dhe zhvillimin e Ultra-Tech shpk. Me eksperiencën e pasur dhe standardet e larta të krijuara nga Sinani, Ultra-Tech vazhdon të sjellë cilësi, inovacion dhe profesionalizëm në çdo projekt. Duke kombinuar traditën e fortë familjare me teknologjitë moderne dhe praktikat bashkëkohore, Ultra-Tech synon të ndërtojë jo vetëm objekte, por edhe besim dhe qëndrueshmëri në tregun shqiptar të ndërtimit.
- Ekspertiza Jonë

Fushat kryesore të ekspertizës (Ndërtim civil & industrial, rikonstruksione, menaxhim projektesh, projektim arkitektonik etj.)

Me një përvojë të konsoliduar në sektorin e ndërtimit dhe një ekip multidisiplinar profesionistësh, UltraTech ofron zgjidhje të plota, të sigurta dhe inovative për projekte të çdo madhësie.
Ekspertiza jonë mbështetet në dije teknike, menaxhim efikas dhe përkushtim ndaj cilësisë.

 Ndërtim Civil dhe Industrial

  • Ndërtesa banimi dhe komplekse rezidenciale
  • Objekte industrial dhe hapësira logjistike
  • Struktura me beton të armuar dhe skelete metalike

     

 Rikonstruksione dhe Renovime Kompleksesh

  • Rinovim i plotë i objekteve të vjetra
  • Transformim funksional dhe estetik i hapësirave ekzistuese

Integrim i zgjidhjeve moderne për izolim, ndriçim dhe efikasitet energjetik

Përveç projekteve të reja, ne kemi ekspertizë të thellë edhe në rikonstruksione të objekteve publike dhe institucionale, siç është rikonstruksioni i Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku kemi kombinuar ruajtjen e vlerave ekzistuese me përmirësime moderne të infrastrukturës dhe sigurisë.

Menaxhim Projektesh & Zbatimi i Projekteve me Çelësa në Dorë

  • Planifikim teknik, buxhetim dhe koordinim të gjitha fazave
  • Zbatim i projekteve në mënyrë të kontrolluar dhe brenda afateve
  • Komunikim transparent me klientin dhe mbikëqyrje e vazhdueshme

 
Projektim Arkitektonik & Inxhinierik

  • Bashkëpunim me arkitektë dhe inxhinierë të licensuar
  • Modelim 3D, projektim me software BIM/CAD
  • Optimizim i hapësirës, estetikës dhe kostove


Zgjidhje Teknike & Inovacion

  • Integrim i sistemeve inteligjente në ndërtesa (smart-home, ndriçim automatik)
  • Përdorim i materialeve ekologjike dhe të qëndrueshme
  • Adaptim ndaj kushteve gjeoteknike dhe klimës lokale